Ndryshon vendimi/ Rama firmos shpërblimin, ja kategoria që përfiton bonus i pari

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin për të shtuar dhënien e shpërblimit për personelin mjekësor.

Sipas këtij vendimi të Qeverisë: Mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të bluzave të bardha do të përfitojnë shpërblim bazuar në analizën e shkallës së ngarkesës së veprimtarisë dhe rrezikut në këto ditë pandemie.

Një sekretariat i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Mbrojtjes Sociale dhe përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik do të përcaktojnë shumën e shpërblimit për mjekët. Lajm i mirë është që të gjitha bluzat e bardha do të përfitojnë bonus.