Home LAJME Klienti i fundit vrau Anxhelën pasi refuzoi të paguante, prangoset i dyshuari,...

Klienti i fundit vrau Anxhelën pasi refuzoi të paguante, prangoset i dyshuari, detajet e ngjarjes

140
0

Disa ditë pas vdekjes së 20-vjeçares shqiptare Anxhela Meçani, policia italiane ka identifikuar dhe ka vënë në pranga personin e dyshuar për vrasjen e saj.

Bëhet fjalë për një shtetas italian i cili jetonte në Cuneo.

I dyshuari është personi i fundit që është takuar me Anxhelan.

Policia italiane thotë se është pikërisht ai personi që e hodhi nga makina 20-vjeçaren duke i shkaktuar plagë të rënda që i sollën vdekjen.

Për momentin nuk bëhet me dije identiteti i italianit por mediat raportojnë se bëhet fjalë për një person që ishte klient i 20-vjeçares.

Raportohet se pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale, vajza i ka kërkuar paratë, por ai ka refuzuar të paguajë duke e vlerësuar mjaft të lartë çmimin.

Ata kanë debatuar brenda makinës dhe në një moment, italiani ka hapur derën dhe ka shtyrë jashtë shqiptaren 20-vjeçare.

Policia ka sekuestruar edhe makinën ku ndodhi krimi. Identifikimi i autorit u bë përmes kamerave të sigurisë në zonë./a.m./noa.al/