Home TE NDRYSHME Kjo grua e cila gjeti 14 krimba në sytë e saj flet...

Kjo grua e cila gjeti 14 krimba në sytë e saj flet për pervojen e saj shokuese!

46
0

“Gjëra të çuditshme mund të ndodhin per cdokend në çdo kohë”, thotë Beckley, 28 vjec.”Kjo ishte aq tronditëse. Ishte një periudhë gjashtë mujore ku sa herë që do të ndieja ndonjë gjë në sy, unë thjesht do të shkoja dhe do ngulitesha në pasqyrë për një kohë të gjatë “.

Në verën e vitit 2016, Beckley, nga Brookings, Oregon, po punonte në një anije peshkimi në Alaska, kur ajo ndjeu një kruarje, ndjesi shpimi gjilpërash në syrin e saj ,dhe mendoi se ishte vetëm një rënie qerpiku. Por pas disa minutash të inspektimit të syrit të saj të majtë në pasqyrë, ajo nxorri një krimb të hollë dhe të bardhë mbi kapakun e saj të poshtëm të syve.

“Unë u shokova. Nuk mund të besoja atë që sapo kisha parë”, thotë ajo.

Kjo për shkak se Beckley vuajti nga Thelazia gulosa – një lloj krimbi qe gjendet tek syte e bagetive. Edhe pse disa lloje të Thelazia janë gjetur tek njerëzit, Beckley është rasti i parë i raportuar në historinë e njohur, sipas Journal of American Tropical Medicine and Hygiene. Beckley shpejt u kthye në shtëpinë e saj në Oregon dhe kërkoi ndihmë nga mjekët, por disa patën një kohë të vështirë të besonin në historinë e saj.

“Ata ishin shumë skeptikë. Megjithatë, pasi prisnin 30 minuta, një nga krijesat e vogla doli mbi kokerdhokun e syve të saj.

“Unë mund ta ndieja ate në atë pikë, ndjeva që njëri erdhi në sipërfaqen e syrit tim dhe bertita ‘Oh Zot! Shikoni! “Mjeket u habitën.”

Ndërsa mjekët u përpoqën të kuptonin se çfarë po ndodhte me Beckley, ajo thotë se kishte frikë se krimbat do të zvarriteshin në trurin e saj ose do të ndikonin në shikimin e saj.

“Ishte me të vërtetë e vështirë për mua, smund të bëja asgjë, sepse unë u hutova prej tyre. Ishte sikur po jetoja në një makth. Ishte sikur, ‘Kur do të përfundojë kjo,a do te perfundoje ndonjëherë?’ “Por pastaj, ndërsa unë tërhoqa krimbat jashtë, syri im u bë më i paster”
Gjatë kërkimit të saj Beckley hoqi gjithsej 14 krimba nga syri i saj gjatë tre javëve.

“Unë mund t’i ndieja vetëm kur arritën në sipërfaqen e syrit. Sa herë që unë do të ndieja një, unë do të ndalesha kudo që të isha, do të shkoja perpara nje pasqyre dhe do t’i tërhiqja. ”

Ishte parazitologu mjekësor Richard Bradbury i cili identifikoi llojet e krimbit pasi lexoi një revistë gati 90 vjeçare të shkruar në gjermanisht, sipas NPR. Bradbury tha se krimbi i syve është përhapur nga mizat që ushqehen me larvat që jetojne në sytë e bagëtisë.

Vetëm disa muaj përpara udhëtimit të saj në Alaska, Beckley jetonte në një fermë me bageti, por thotë se kishte vetëm një lopë në pronë. Ajo thotë se kurrë nuk ka qene në kontakt me kafshën.

/©gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/