Home NDRYSHE Kalendari i festave zyrtare për vitin 2018, ja sa ditë pushimi të...

Kalendari i festave zyrtare për vitin 2018, ja sa ditë pushimi të paguara kanë shqiptarët

520
0

Nga festat e Vitit të Ri deri tek Dita e Flamurit dhe lejet vjetore, shqiptarët kanë 34 ditë pushimi të paguara. Sipas Kodit të Punës në Shqipëri janë 20 ditë pune leje vjetore.

Ndërsa festa zyrtare numërohen 13. Ditët kur festat zyrtare përkojnë të dielën, e hëna është ditë pushimi. Në përgjithësi kompanitë e mëdha private i respektojnë ditët e pushimit, sikurse edhe administrata publike.

Megjithatë në Shqipëri bizneset private nuk e respektojnë tërësisht kodin e punës dhe jo të gjithë punonjësit e marrin të plotë lejen vjetore prej 20 ditësh (kryesisht jepen dy javë), ndërsa shumë prej tyre detyrohen të dalin në punë edhe gjatë fundjavës.

Në ditët e festave dhe pushimit punojnë edhe të vetëpunësuarit, që përbëjnë rreth një të tretën e totalit të të punësuarve në sektorin privat.

Me 34 ditë pushimi në vit, shqiptarët renditen në mesataren e vendeve të Europës. Sipas një harte të publikuar nga Wikipedia, në krye të klasifikimit si vend me më shumë ditë pushimi të paguara është Austria me 41 ditë, e ndjekur nga Finlanda, Franca dhe Spanja me 36 ditë pushimi.

Në vend të tretë është Italia së bashku me Gjermaninë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar si dhe Shqipëria me 34 ditë pushimi. Ndërsa Holanda ka vetëm 20 ditë pushimi të paguara. Nga vendet e rajonit, Serbia ka 31 ditë pushimi në total, Maqedonia 35 ditë, Mali i Zi 25 ditë, edhe në Greqi pushohet 25 ditë.

Kalendari i festave zyrtare për vitin 2018

01 dhe 02 Janar Festat e Vitit të Ri

14 Mars Dita e Verës

22 Mars Dita e Nevruzit

01 Prill* E diela e Pashkëve Katolike

08 Prill* E diela e Pashkëve Ortodokse

01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

15 Qershor** Dita e Bajramit të Madh ¹

21 Gusht** Dita e Kurban Bajramit

19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës

28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

29 Nëntor Dita e Çlirimit

08 Dhjetor * Dita Kombëtare e Rinisë

25 Dhjetor Krishtlindjet

*Në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi.

**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor.