Ja pse duhet te beni me shume mardhenie intime. Efektet pozitive qe ka

0
239

Ja edhe një arsye tjetër për të bërë seks, pasi studimi i fundit ka treguar se përmirëson memorien në moshën e thyer edhe pse për një kohë të shkurtër. Këtë e tregon studimi i Universitetit të Wollongong, në Australi, i publikuar online në revistën Archives of Sexual Behavior.

Por efekti pozitiv sipas kërkuesve është i përkohshëm, për këtë duhet të praktikohet aktiviteti seksual me frekuencë. Studimi ka marrë në testim 6016 të rritur të moshës më shumë se 50 vjeç (2672 burra, 3344 gra), që kanë kompletuar një test të memories së episodeve dhe i janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me shëndetin e aktivitetin seksual .

Dy vjet më vonë, i është kërkuar atyre të përsërisin ushtrimin e memories së episodeve. Nga analizat ka rezultuar që, duke marrë parasysh se sa shpesh pjesëmarrësit putheshin, prekeshin apo bënin seks me partnerin, në një kohë të shkurtër aktiviteti seksual ka pasur një impakt mbi memorien, por efektet nuk kanë zgjatur shumë.

Studiuesit vënë në dukje që ky studim, si ato më përpara me minjtë, sugjeron që seksi favorizon memorien duke stimuluar rritjen e neuroneve në hippocampus, një pjesë e trurit që aktivizohet gjatë kryerjes së veprimeve episodike dhe hapësinore të kujtesës.