Ja ne cilen date akrepat do te kthehen nje ore prapa

Pas ikjes se veres dhe ardhja e vjeshtes pritet dhe nderrimi i ores duke na dhënë kështu mundësinë për të fjetur dhe një orë më shumë.

Ashtu siç është vendosur, që ora do të ndërrojë në të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, akrepat do të ndryshojnë më 31 tetor.

Në orën 03.00 të natës, akrepat do të kthehen një orë pas, për të shënuar orën 02.00. Në këtë mënyrë, deri në të dielën e fundit të marsit do të kemi mundësi të flemë një orë më tepër.

Ndryshimi i orës është vendosur në vitet ’70 dhe qëllimi i saj ka qënë shfrytëzimi në maksimum i dritës së diellit, dhe kursimi i energjisë elektrike./tch