Home TE NDRYSHME Ja kur do të nis i ftohti i acartë në Shqipëri/ Bëhet...

Ja kur do të nis i ftohti i acartë në Shqipëri/ Bëhet parashikimi: Në këtë qytete do të ketë reshje të dendura bore

622
0

Duke nisur nga e premtja dhe gjatë fundjavës do të ketë acar polar në Shqipëri. Meteoalb bën parashikimin e motit gjatë javës, ku deri të mërkurën parashikohen kthjellime, vranësira dhe reshje shiu ndërsa pas të mërkurës, kryesisht të premten dhe në fundjavë do të ketë acar që do ndihet më i ashpër për shkak të nivelit të lartë të lagështirës.

Këto kushte moti, sipas Meteoalb do të shtojnë mundësinë për reshje të dëborës jo vetëm në zonat malore por edhe në pjesë të ultësirës Perëndimore.

Sipas parashikimit ky mot i acartë do të qëndrojë disa ditë në Shqipëri duke ulur temperaturat nën zero gradë edhe në zonat perëndimore. Ndërsa në zonat malore pritet që termometri të regjistrojë temperatura poshtë minus 10 gradë.

Fundjava sjell mot shumë të ftohtë dhe nëse do të ketë lagështirë në nivel të lartë në ajër, dëbora mund të bjerë në çdo zonë të Shqipërisë, edhe në Tiranë, por kjo thekson Meteoalb është ende e pasigurt.