Ja data se kur priten te hapen fluturimet me Italinë

Te gjithe duan te udhetojne drejt Italise por situata ende nuk eshte stabilizuar dhe te gjithe ata qe duhet te udhetojne drejte italise duhet te jene ata qe kane pune apo familjen e tyre por nuk eshte e keshillueshme te shkojne per pushime.

Ja cfare ka thene dhe Ministrja e Transportit:

“Italia, si volum trafiku zë 70% të lëvizjes. Është një nga daljet më të rëndësishme. Por hapja me vendin fqinj është një çështje që nuk varet nga ne, por me sa kam kuptuar nuk varet as nga Italia. Vendimarrja i përket Bashkimit Europian.

Pas datës 26 qershor do të ketë një vendim për Italinë dhe Spanjën si dy vendet më shumë të prekura nga pand emia. Janë dy shtete që nuk do të hapen njëkohësisht. Ndaj me Italinë do të vijojmë procesin e riatdhesimit, që unë mendoj që është një proces që ka funksionuar”, tha Ballaku.

Ministrja vijon më tej duke thënë se normaliteti në tregun ajror nuk do të rikthehet të paktën për 10 muaj.

Nga të gjitha studimet e bëra nga Eurocontrol por edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare, normaliteti në këtë sektor do të nisë nga muaji mars 2021, megjithate qeveria shqiptare po nis hapjen graduale me shtetet rast pas rasti,