Izolίm Tjetër apo vala e dytë në Europë? Ja cfarë thonë ekspertët për atë që na pret

Modelimi në Mars nga Mark Woolhouse në Universitetin e Edinburgut, Mbretëria e Bashkuar, sugjeronte që një bllokim dy-mujor në Mbretërinë e Bashkuar do të çonte në ulje të rasteve dhe një rritje të vogël gjatë verës, para se të kërkoheshin masa të reja në fund të shtatorit. Gjë që përafërsisht ka ndodhur. Modele të tjera parashikonin zhvillime të ngjashme.

“Unë nuk po pretendoj të jem parashikues, por është një skenar që ishte i parashikueshëm”, thotë Woolhouse.

Disa vende, përfshirë Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë vendosur për bllokime lokale kur rriten rastet. Më 22 shtator, Anglia njoftoi masa modeste rreth orëve të mbylljes së pubeve dhe numrit të njerëzve në dasma, diçka kjo shumë larg një izolimi total. Kryeministri britanik Boris Johnson e bëri të qartë se ai nuk dëshironte një bllokim të plotë, por nuk e përjashtoi një të tillë. Ashpërsia e një bllokimi të dytë mund të varet nga sa mirë vendet e menaxhuan izolimin e parë

“A është izolimi i pashmangshëm? Eshtë i pashmangshëm nëse nuk keni vepruar si duhet herën e parë”, thotë ai. “Vendet që e kanë situatën nën kontroll që nga fillimi – Zelanda e Re, Singapori, Koreja e Jugut – jo vetëm që janë kthyer në normalitet shumë më mirë, por edhe kur kanë pasur një tjetër shpërthim, e kanë kontrolluar atë”.

Ndalimi i grumbullimeve të panevojshme në mjedise të brendshme dhe përzierja me familje të tjera – gjëra që Skocia tashmë i ka bërë – janë hapa të ndjeshëm, thotë Griffin. Hunter pret që industria e hotelerisë në Mbretërinë e Bashkuar të mbyllet përsëri.

Shkencëtarët kanë mësuar se virusi transmetohet dobët jashtë dhe se, megjithëse fëmijët e transmetojnë virusin, ata nuk po e prijnë epideminë, shton Hunter. “Implikimi i qartë i kësaj është që ne, nuk duhet të jemi shumë kufizues në aktivitetet në natyrë. Dhe nuk kemi nevojë të mbyllim shkollat”.

Nuk duhet te na habisi faktet se vendet evropiane po perballen me nje shtim te ri te rasteve me COVID-19 pasi kete kishin parashikuar ekspertet me kohe

Në planin afatshkurtër, thotë Woolhouse: “Gjithçka që na mbetet është rritja e distancimit social, izolimi i pjesshëm”. Por gjithë sa kjo strategji do të bëjë në planin afatmesëm është shtyrja e problemit, beson ai.

Një hap që qeveritë mund të ndërmarrin janë mesazhet dhe ndërhyrjet që janë më të përshtatura për individët, thotë Hunter. “Eshtë e besueshme që mund të kemi diçka të tillë, si ndërhyrjet e personalizuara të shëndetit publik”, thotë ai. “Nëse jeni femër, e bardhë, e aftë, 64 vjeç pa ndonjë sëmundje para-ekzistuese, atëherë ndoshta nuk jeni në grupin e prekshëm. Nëse jeni një profesor mashkull mbipeshë, i bardhë, sigurisht që jeni më të rrezikuar. Nëse jeni me një prejardhje [me ngjyrë, aziatike dhe pakicë etnike]dhe keni diabet, ju jeni edhe më të rrezikuar. Duhet të ketë një mënyrë për të qenë pak më të fokusuar”. / New Scientist – Bota.al/