Gjatë diteve të ardhshme Italia do te rihape disa aeroport ne vend dhe ne fillim mendohet te hapet aeroportin Ciampino në Romë dhe aeroportin e Firences, Peretola, të cilët janë mbyllur nga virusi.
Ato do të hapen më datën 4 maj dhe mendohet sipas situates te hapen dhe aeroportet e tjere ne te gjithe vendin.
Me kërkesë të ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli ka nënshkruar, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën që autorizon rihapjen për publikun të dy aeroporteve, që siç thuhet në document, “për të kënaqur kërkesat në rritje” të cilat sidoqoftë do ti nënshtrohen testimit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe dalin nga këta aeroporte
Dekreti i përbashkët shtrihet gjithashtu deri në 17 maj për të gjitha kufizimet e tjera për aeroportet e rajonit të Siçilisë dhe Sardenjës, të cilat pas kësaj date do të jenë në operativitet të plotë.