Ilaçi që shëroi shumë pacientë në Itali do përdoret edhe në Shqipëri

Ne Itali ka nisur perdorimi i medikamentit Tocilizumab si nje terapi per kurimin e pacienteve me COVOD-19 qe jane shtruar ne terapi intensive e qe jane ne gjendje kritike.

Zv.ministrja e Shendetesise Mira Rakacolli ka deklaruar ditene e sotme se ky ilac do te perdoret ne baze te protokolleve qe sherbimi infektiv do te ofroje.

“Medikamenti që përdoret kunder artritid, dhe që është tocilizumab, ne e kemi në Shqipëri. Kriteret e përdorimit të këtij medikamenti janë të përcaktuara nga shërbimi infektiv dhe në bazë të protokolleve që ky shërbimi do të ofrojë do tu ofrohet e gjithë sasia e nevojshme atyre personave që do u duhet të përdorin këtë medikament”

Kujtojme se ne Itali ky ilac po shperndahet falas nga kompania farmaceutike qe e tregton pasi duket se ka dhene rezultate inkurajuese tek me shume se 50 % e pacienteve qe kane nisur kete kure.

Keshtu, pasi ka marre autorizimin nga Komisioni Parlamentar i Shendetesise per kurimin e 250 pacienteve te infektuar, terapia me medikamentin Tocilizumab prej disa oresh ka nisur te perdoret ne nje numer te konsiderueshem strukturash spitalore ne shume rajone italiane.