Home TE NDRYSHME I ati mban peng në banesë djalin 10 vjeç, forca policia rrethojnë...

I ati mban peng në banesë djalin 10 vjeç, forca policia rrethojnë shtëpinë

162
0

Një burrë, prej disa orësh po mban peng djalin e tij 10-vjeçar.

Ngjarja është raportuar në qytetin e Beratit, ku po vijojnë përpjekjet e policisë për të negociuar me Miri Duran.

Ky i fundit është duke bërë rezistencë dhe mban djalin të izoluar, duke e kërcënuar.

Burri mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit nga gruaja vite më parë, e cila është larguar nga banesa.

Banorët, të cilët kanë denoncuar ngjarjen, thonë se pak ditë më parë ai ka kërcënuar me jetë djalin e tij, dhe e ka mbajtur të izoluar në banesë.

Nuk dihen arsyet e këtyre veprimeve të rënda, ndërsa ka qëlluar me sende të forta në drejtim të policisë, nga kati i dytë i shtëpisë ku ndodhet me djalin. /k.k/noa.al/