Home SHENDETI Humbet syrin për shkak të gabimit me këtë produkt estetik, mësoni...

Humbet syrin për shkak të gabimit me këtë produkt estetik, mësoni çfarë ndodhi dhe si ta shmangni

105
0

Erica Diaz, një nënë e dy fëmijëve pësoi një aksident fatal duke përdorur një produkt të kozmetik. Erica erdhi në shtëpi pas një nate me shokët e saj dhe shkoi për të larë fytyrën. Ndërsa pastroi fytyrën, vuri re se qepalla e saj ndihej e çuditshme.

Erica e kuptoi se një pjesë e xixave për shkëlqim nga përbërja e makijazhit të ishte futur në syrin e saj. Xixat bën shumë dëme, ajo përfundoi duke prerë kornea e saj, duke e lënë atë me një infeksion të keq. Infeksioni u përhap shpejt. Ajo ndjeu presion të fortë dhe dhimbje torturuese, dhe ajo u drejtua në spital.

Ajo bëri dy transplante të korneas, të cilat të dyja ishin të pasuksesshme. Kur mjekët u bënë të shqetësuar se syri i saj ishte në rrezik për sepsis, ata e hoqën plotësisht. Erica tani ka një sy protez.

Si një efekt anësor i trajtimeve të saj mjekësore, ajo gjithashtu përjetoi humbjen e flokëve, vetullave dhe qerpikëve. Për shkak të një grimce të vogël të xixave për shkëlqim ajo pothuajse humbi jetën.

Ajo i bëri thirrje njerëzve: “Ju lutem, bëni kujdes me përdprimin e xixave.
Herën tjetër që mendoni për blerjen e një tualeti me xixa, mendohuni dy herë.

Burimi: Life4fitmama
©gatuajshendetshem/a.c./