Bëhet fjalë për pijen që si përbërës ka: kastravec, selino dhe ananas.
Konsumimi i saj do t’ju mundësojë eliminimin e dhjamit nga zona e barkut, vitheve dhe kofshëve!
Çfarë ju nevojitet:
Kastravec (½)
Selino të mesme (3 copa)
Ananas (2 feta)
Përgatitja dhe përdorimi:
Lani mirë të gjithë përbërësit që do të përdorni për këtë recetë. Qëroni ananasin dhe priteni në feta. Edhe përbërësit e tjerë i ndani në copa të vogla.
Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe miksojini për të marrë një përzierje homogjene. Nëse dëshironi, mund t’i shtoni një lugë çaji mjaltë.
Konsumojeni këtë pije çdo ditë në mëngjes me stomak bosh. Ajo përmban diuretik shumë të fortë dhe veti antioksiduese.
Ju gjithashtu duhet të përdorni një dietë të ekuilibruar së bashku me disa ushtrime dhe në vetëm 2 ose 3 javë do të shihni rezultate të mahnitshme.
Përfitimet e përbërësve:
Ananasi:
Lufton celulitin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Ka vetitë anti-inflamatore.
Është diuretik natyral.
Është i pasur me fibra dhe ka pak kalori.
Kastraveci:
Përbëhet nga një përqindje e madhe e ujit, gjë që e bën të përsosur për të hidratuar dhe pastruar organizmin.
Kontrollon nivelet e LDL në gjak (kolesteroli i keq).
Është i pasur me fibra dhe eliminon toksinat nga trupi.
Selino:
Është një diuretik i fuqishëm natyror.
Përmban pak kalori.
Përmirëson tranzitin e zorrëve.preferenca.com