Home TE NDRYSHME “Hajde ma jep që të ta jap punën” – Ish-Miss Shqipëria demaskon...

“Hajde ma jep që të ta jap punën” – Ish-Miss Shqipëria demaskon pronarët

182
0

Ditën e sotme në “Ftesë në 5” u diskutua deklarata e aktorit të njohur italian Michele Morrone ndaj shoëgirl-it Belen Rodriguez. I pyetur nga fansat nëse mes tyre kishte pasur diçka, ylli i “365 Days” mohoi me një gjuhë të konsideruar seksiste, për të cilën u diskutua gjerë e gjatë në studio.

Pjesë e diskutimit ishte edhe modelja e njëkohësisht ish-miss shqiptar, Denisa Kulemani, tregoi se i ka ardhur në majë të hundës që të gjithë e shohin për pamjen e jashtme.

Ajo pranoi hapur se i ka ndodhur t’i kërkojnë marredhenie në këmbim të një vendi pune.

“Më vjen për të qarë dhe qaj çdo ditë kur e kuptoj që kam trysni. Se thonë ‘hajde ma jep që të ta jap’, e kupton?”, u shpreh ajo.