Greqia hap dyert për shqiptarët/ Personat që kanë bërë vaksinën do ta kalojne kufirin

Pak më parë është bërë me dije se Greqia ka vendosur që të pranojë brenda territorit të saj të gjithë personat pavarësisht nëse vaksina që kanë bërë është e miratuar nga EMA. Nga vendimi përfiton edhe Shqipëria. Të gjithë qytetarët që kanë injektuar dozat e vaksinave kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga EMA do të mund të vizitojnë Greqinë.

Kjo do të thotë që qytetarët që kanë bërë vaksinat, Novavax (SHBA), Sinovac (Kinë), Sputnik (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino (Kinë) do të mund të vizitojnë Greqinë pa detyrimin e testit anti-Covid.