Gati vaksinimi, arrin sasia e parë e vaksinave të ASTRA ZENECA në Romë, por ja çmimi që do t’ju befasojë

Ne kryeqytetin italian Rome, kane mberritur vaksinat e para te realizuara ne Oxford ne bashkepunim me kompanine farmaceutike Asrtazeneca.

Në magazinat e kësaj kompanie në komunën Anagni në afërsi të Romës, kanë mbërritur sasitë e para të kësaj vaksine që është në përfundim të përgatitjes së dosjes që do i dorëzohet për aprovim Agjensisë Europiane të Barnave EMA. Me pas do te merren ne analizegati 10 milione te dhena qe jane grumbulluar gjate fazes te eksperimentit tek njeriu.

Per kete eshte sprehur vete menaxheri i përgjithshëm i Astrazeneca Lorenzo Wittum qe tha se “litra vaksinë janë gati për t’u konfeksionuar në magazinat e qëndrës së tyre pranë Romës e sapo të marrin autorizmin janë të gatshëm të shpërndajnë 3 miliardë doza e për të cilat po punojnë prej majit të 2020.”

Behet e ditur se vaksina e kesaj kompanie eshte me e lira ne treg deri tani qe po eksperimentohen dhe ka nje kosto prej 3 euro. Por me e mira e saj eshte se mund te mbahet edhe ne frigorifere te thjeshte ne temperature -2 deri 8 grade per nje periudhe prej 6 muajsh, e cila merret ne dy doza.

“Por dhe niveli 70% është një rezultat mjaft i mirë” , thotë ai. “Asnjë nga personat e vaksinuar ka shfaqur simptoma të rënda e as nuk është shtruar në spital për t’u kuruar, Pra dhe nëse merret virusi, vaksina ka aftësinë për të të mbrojtur.”

“Kjo është një vaksinë për të gjithë dhe për ato vende me një nivel të ulët jetese”, thotë menaxheri i Astrazeneca Italia Lorenzo Wittum.