Familja s’ka para/ Qytetarja nga Shkodra: Dua të paguaj ceromoni e 20-vjeçarit qe humbi jeten ne Velipojë!

Pas ngjarjes se ndodhur ne Velipoj per djalin 20 vjecar eshte folur shume dhe ka prekur shume njerez per ngjarjen qe i ndodhi atij.

Të riut, në xhep iu gjetën disa qindarka, të mbledhura nga bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezlongë gjatë ditës.

Ndërkohë familja e të riut ndodhet në kushte tejet të vështira ekonomike dhe nuk kanë mundësi as të përballojnë shpenzimet e ceremonisë mortore.

Mirëpo, pas publikimit të këtij lajmi, një qytetare nga Shkodra ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA.

Ajo është treguar e gatshme për të ndihmuar në shpenzimet e ceremonisë mortore për 20-vjeçarin, por ka kërkuar të mbetet anonime.

Qytetarja ka lënë në redaksinë e JOQ numrin e telefonit dhe ka kërkuar që nëse dikush e njeh familjen e të riut ta lidhë me të.

Ajo shkruan:
Çkemi joq, jam e gatshme me pagu tan shpenzimet e ceremonise se 20-vjeçarit. Nëse eshte e nevojshme. Jetoj në Shkodër, por desha me mbet anonim. Me gjeni nje numer kontakti te te afërmve të tij, ose te me lidhin nga ju. Faleminderit.