Eshte aktor i madh sot/ Po nuk do ta besoni c’punë ka bërë i madhi Mevlan Shanaj në rini: Kam qenë mjek në Patos ka rrëfyer…

Sot ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, një artist shumë dimensional, një figurë e mirënjohur e kinematografisë shqiptare, të cilin ndër vite e kemi parë të japë kontributin e tij artistik në kinema dhe televizion, si aktor, regjisor, skenarist dhe producent të projekteve artistike.

Bëhet fjalë për Mevlan Shanën, një intelektual i palodhur i cili nuk ka reshtur asnjëherë së eksploruari dhe së punuari në fushën e artit. Gjatë intervistës me moderatoren Mirela Milori ai ka treguar se ka studiuar për mjekësi dhe e ka ushtruar profesionin për dy vite në spital. Vazhdon ta pëlqejë ende këtë profesion dhe shpesh herë mendon që ka bërë një budallallëk që e ka lënë.

Mirela Milori: Ju njoh si aktor, por ju fillesat i keni pasur në një politeknikë mjekësore. Keni studiuar për mjekësi?

Mevlan Shanaj: Në atë kohë kishte shkolla profesionale 4-vjeçare të profileve të ndryshme dhe unë isha në mjekësi, 4 vite.

Mirela Milori: E ke ushtruar profesionin?

Mevlan Shanaj: Dy vjet në spitalin e Patosit.

Mirela Milori: Të pëlqente?

Mevlan Shanaj: Më pëlqen edhe sot. Madje pak vonë tani që duke sikur kam mësuar nga jeta, nga jeta nuk mëson dot kurrë dhe këtë e kam kapur si pikën më delikate të njeriut. Çfarëdo lloj profesioni që të kesh, ndihesh i paplotësuar, egoist. Në art thuhet që ky egoizëm është edhe më i zhvilluar, por unë nuk mendoj se ka një profesionist që nuk është egoist.