Home TE NDRYSHME “Edhe pak ka mbetur”, Pipero tregon se kur Shqipëria do quhet e...

“Edhe pak ka mbetur”, Pipero tregon se kur Shqipëria do quhet e çliruar me ne fund

329
0

Sipas deklaratave te mjekut Pellumb Pipero i cili ka folur vazhdimisht per situaten e infektimeve ne Shqiperi fakti qe kurba e infektimeve eshte e sheshte ka nje lidhje logjike.

Ai thote se virusi vazhdon te jete njelloj por “kemi thene vazhdimisht se bie transmetueshmeria me rritjen e temperaturave por jo agresiviteti i tij, pasi ai nuk ndryshon”.

Me te jmjeku Pipero sqaroi edhe nje here opinionin e tij lidhur me efktivitetin e perdorimit te dorezave

“E kam thënë e do ta them që me doreza apo pa doreza ne njëlloj e çojmë virusin në gojë në sy apo në hundë. Nëse ti prek një objekt që është i ndotur nga spërklat e pështymës, mund të prekemi nëse nuk i lajmë duart. Ndaj për mua s’ka arsye që dorezat të përdoren, me rëndësi të lahen duart sa më shpesh e të dezinfektohen me alkool. Nuk ndryshon asgjë nëse i përdor”, tha në “Open”.

NE shpjegimin e tij ai tha se vendi do quhet i çliruar një muaj pas rastit të fundit, sipas orientimit të marre nga OBSH dhe ai beson se ne do jemi shumë më shpejt se sa kaq.

“Së pari kemi rënie të numrit të telefonatave të 127 me 2-3 herë, së dyti ulje të numrit të rasteve të shtruara, së treti rasteve që dalin nga spitali plus numri i rasteve pozitive, është rrjedhë logjike falë dhe masave të marra në kohën e duhur, shifrat janë kokëfortë, lëvizin me 5-6 numra në ditë, kjo javë, sipas meje, do kishte luhatje të shifrave, por në trendin rënës, besoj fort që java e tretë e prillit do fillojë sipas meje ulje e qëndrueshme e rasteve pozitive, por graduale është momenti i duhur për të lehtësuar disa masa, me rënien e shifrave, trend të qëndrueshëm, mund të lehtësohen, por me një kusht, pensionistët e të sëmurit kronikë duhet të përgatiten për një qëndrim më të gjatë sa kohë s’jemi çliruar plotesisht, s’kemi vaksinë apo kemi raste të reja pozitive, jemi në kohë për të lehtësuar disa masa. Mund te them se rënia do jetë graduale e vigjilenca duhet të vazhdojë maksimalisht sikur të ishim në mes të saj”.

A e kaloi Shqipëria të keqen?
Pipero: Kemi kaluar gjysmën e parë të kësaj gjendjeje, që kishte shumë të panjohura për ne, por jemi në rrugë të mbarë, pjesën më të madhe te rruges e kemi kaluar.