Home LAJME E përplasi makina, vdes në spital 12-vjeçarja nga Durrësi

E përplasi makina, vdes në spital 12-vjeçarja nga Durrësi

12
0

Ka ndërruar jetë në spital 12-vjeçarja nga qyteti i Durrësit, e cila u përplas paraditen e sotme nga një makinë në mbikalimin e Kavajës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë, ku mjeti me targë AA396HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur SH. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Zyrtarisht mësohet se drejtuesja e mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.