Home TE NDRYSHME E FUNDIT: KQZ publikon të dhënat, humbësi dhe fituesi deri tani

E FUNDIT: KQZ publikon të dhënat, humbësi dhe fituesi deri tani

337
0

KQZ ka përditësuar të dhënat e fundit nga numërimi në të gjithë vendin në orën 11:31.

PS- 264098 vota- 49.36 %

PD- 207797 vota- 38.83 %

LSI- 38317- vota-7.16 %

PSD-10446- vota-1.95 %

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në Facebook bën thirrje të gjithë partive politike që kanë numërues që ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave.

Ndër të tjera ai thekson se numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.

“Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.