Ju mund të pëlqeni shijen dhe aromen e karafileve,por ato kane nje ane më të thellë:
Hulumtimet kane zbuluar aftësinë e tyre për të ndalur rritjen e disa llojeve të kancerit.
Karafilat jane lule te thara te nje bime e quajtur shkencërisht Syzygium aromaticum L.
Përfitimet e shumta të karafilit:
Karafilat janë përdorur për shekuj si ilaçe tradicionale, duke përfshirë Ayurveda dhe Mjekësinë tradicionale kineze. Ata janë përdorur gjithashtu në mjekësine indoneziane, tajlandeze dhe Kampo të Japonisë për shekuj me radhë.
Madje turqit e përdorin gjithmonë pas buke sepse ndihmon ne tretje , ne enzimat antioksiduese dhe per te hequr erën e keqe nga goja
Kjo do të thotë se karafilat janë përdorur klinikisht si ilaç për miliarda njerëz për mijëra vjet. transmeton 10gjera.com.
Karafilat janë përdorur për lloje të shumta të infeksioneve, përfshirë ato të shkaktuara nga bakteret, viruset dhe kërpudhat. Ata gjithashtu përdoren për lehtësimin e infeksioneve të dhëmbëve. Terapitë tradicionale kanë përdorur karafil për çrregullime gastrointestinale, çrregullime të veshkave dhe shpretkës.
Siç rezulton, karafilet janë gjithashtu agjentë të fuqishëm antikancer.Hulumtuesit kane zbuluar se ekstrakti i karafilave ndërpreu aktivitetin dhe rritjen e qelizave të kancerit të zorrës së trashë, qelizat e kancerit të gjirit, qelizat e kancerit ovarian, kancerin e mëlçisë dhe qelizat e kancerit të zorrës së trashë. transmeton 10gjera.com.
Dy komponimet që hulumtuesit gjetën ishin acid oleanolic dhe eugenol. E para është një acid triterpenik.
Kjo nuk është hera e parë që acidi oleanolik është gjetur të jetë një agjent i fuqishëm antikancer. Eshte zbuluar se acidi oleanolic ka qene ne gjendje te ndalonte ciklin qelizor të qelizave të kancerit të pankreasit tek njeriu.Hulumtuesit më tej zbuluan se acidi oleanolic ndryshoi ADN-në e qelizave të kancerit. transmeton 10gjera.com.
/©10gjera.com
përktheu j.memeli/