Home SHENDETI Disa trajtime natyrore dhe efektive për thetesiren vaginale! 3 receta si ta...

Disa trajtime natyrore dhe efektive për thetesiren vaginale! 3 receta si ta kuroni ne kushtet e shtepis

62
0

Atrofia vaginale është thatësi, inflamacion dhe hollim i mureve vaginale që shoqëron një rënie te niveleve te estrogjenit, zakonisht në kohën e menopauzës. Zakonisht trajtohet me estrogjen që mund të shkaktojë efekte të rënda anësore, si rritja e rrezikut të kancerit, goditjeve dhe sulmeve të zemrës.
Alternativat natyrale përfshijnë shtojcat e vajrave të peshkut, probiotikeve vitaminë E dhe D etj.

Atrofia mund të shkaktojë acarim të vazhdueshëm dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Simptomat e saj mund të ndikojnë gjithashtu në funksionet urinare, duke shkaktuar djegie dhe mosmbajtje. Këto trajtime natyrale mund të ndihmojnë në zbutjen e këtyre simptomave dhe të japin lehtësim.

Trajtime Natyrore Për Atrofinë Vaginale

1.Vaj i detit buckthorn

Ky vaj është përdorur shpesh në vendet aziatike si një ilaç për inflamacion gjenital dhe mitren. Studimet tregojnë se i marrë nepermjet gojës, ndihmon në rritjen e lubrifikimit dhe funksionon si një trajtim efektiv për gratë pas menopauzës. Gjithashtu ndihmon në reduktimin e simptomave të menopauzës, si djersitja e natës dhe zvogëlimin e inflamacionit.

2. Probiotikë

Kosi natyral në frigorifer mund të përmbajë baktere që ndihmojnë në simptomet tuaja. Studimet kanë gjetur se një sasi e vogël e lactobacillus (bakteret e pranishme në shumicën e probiotikeve) ishte i lidhur me simptomat e atrofise vaginale. Studiuesit sugjerojnë se probiotiket mund të jetë një mënyrë efektive për të mbajtur mjedisin bakterial në vaginë të dominuar nga lactobacillus.4 Prandaj ai mund të jete një alternativë e sigurt ndaj trajtimeve të përshkruara.

3. Vitamina E

Vitamina E është efektive per trajtimin e atrofise
Hulumtuesit venë në dukje se ajo kerkon shumë kohë për të treguar rezultate, por mund të jetë po aq efektive sa edhe kremrat e ditës së estrogjenit. Kjo krijon një mundësi të madhe për gratë që nuk mund të përdorin terapinë me bazë hormonale për shkak të një historie të kancerit apo faktorëve të tjerë.4. Vitamina D

4. Vitamina D ndihmon në përmirësimin e nivelit të thatësisë dhe pH

Vitamina D është një tjetër shtesë që mund të lehtësojë simptomat e atrofise. Rezultatet kane treguar se pH dhe thatësia janë përmirësuar me ndihmën e këtij trajtimi. Vitamina D, si vitamina E, është një mundësi e mirë për gratë që nuk mund ose nuk duan të zgjedhin terapinë hormonale.

Përveç këtyre trajtimeve ka disa ndryshime të jetesës që mund ti perdorni si pjesë e trajtimit:

Mundohuni të mbani një peshë të shëndetshme dhe indeks të masës trupore. Megjithatë, mos e humbni peshën shumë shpejt.
Ushtrimi mund të ndihmojë në permiresimin e qarkullimit të gjakut dhe balancimin e niveleve të hormoneve.
Ushtrimi i tepërt mund të çojë në thatësi, kështu që mos e teproni.

Shmangni përdorimin sapuneve aromatike per higjienen femerore.
Atrofia vaginal tashmë ju bën të prekshëm ndaj infeksioneve dhe këto produkte e bëjnë atë më keq.
/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 1 times, 1 visits today)