Gjatë marrjes në pyetje të vëllait të Ritvan Zykajt, Hoveljandos, policia ka zbuluar edhe mesazhet që ata kishin shkëmbyer me njeri-tjetrin.
Gjatë kohës që ata ishin në arrati, vëllai i Ritvanit që është tre vjeç më i madh se ai, e pyeste se ku ndodhej, ndërsa merrte përgjigje se gjendej përreth fshatit.
Një moment, Ritvani i shkruan: Bobo çfarë kam bërë!
Gjatë kontrolleve të kryera, policia mundi të arrestojë Ritvann Zykajn, autorin e vrasjes së tetë personave në Resulaj, në një zonë të quajtur “Çezma e misrit” rreth 3 kilometra larg shtëpisë së tij.
Mësohet se në momentin e arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë duke ngritur duart lart, ashtu siç e kishte urdhëruar policia. /albeu.com/