Home LAJME Blen apartamentin e Sadri Abazit, gruan e gjen belaja, kur futet në...

Blen apartamentin e Sadri Abazit, gruan e gjen belaja, kur futet në shtëpi zbulon se…

14
0

Shtetësja Adriana Baku ka rrëfyer në emisionin “Stop” se në vitin 2012 bleu një apartament në rrugën “Jordan Misja”, me vlerë 80 mijë Euro. Pallati ndërtohej nga firma “Usluga sh.p.k”, por Adriana e bleu apartamentin nga pronarja e truallit, Semiha Risvani.

“Këto para ia kam paguar pronares. Unë jetoj në Angli, por gjatë kësaj kohe mora vesh që kanë dalë hipotekat”, u shpreh denoncuesja.

Ama prej 6 muajsh Adriana Baku nuk pajiset dot me hipotekën e shtëpisë, pasi shoqëria dhe pronarja e truallit duhet të bëjnë kontratën e shkëmbimit te një notere.

“Pronarja dhe “Usluga sh.p.k” duhet të bënin një kontratë, që unë të mos penalizohem për këtë shtëpi e të pajisem me hipotekën”, tha zonja Baku e shqetësuar.

E duke qenë se familja Baku ka lidhur kontratë porosie me subjektin “Usluga sh.p.k”, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua kësaj të fundit për t’u interesuar për këtë çështje.

Gazetarja – Zonja ka që në 2012-ën me këtë kontratë porosie ndaj subjektit “Usluga Shpk”. Është bërë kontrata e porosisë…

Punonjësja – Të të sqaroj… ka blerë shtëpinë e Semit kjo.

Gazetarja – Dhe nuk është pajisur akoma me hipotekë…

Ndërtuesi Sadri Abazi – Shko pra, se e ka hipotekën tek Semi. Ky apartament është i pronares së truallit. Kaq! Ajo e din ca pagun? Një gjë shumë të vogël paguan mbi çmimin.

Gazetarja – 15 %.

Ndërtuesi Sadri Abazi – 15 %, por jo mbi shumën! Ti shko tek noterja, zgjidhe!

Nga ana tjetër, Semiha Risvani gjatë bisedës telefonike u shpreh se procedurat kanë nevojë për kohë.

“Jam në fazat që noterja tani do të çojë letrat në Hipotekë. Duan kohën e duhur, motër! Do kohën e duhur, moj t’u bëfsha! Ne do ta marrim se s’bën këto ditë! Do ta marrim, moj motër! Këto dy javë, do të merret se s’bën! Pa merak moj, pa merak!”, tha pronarja e truallit.

Duke u nisur nga afati kohor që i dha kjo e fundit, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për të verifikuar nëse dosja e Adriana Bakut është dorëzuar.

Por para se të interesohej pranë këtij institucioni, e telefonoi sërish pronaren e truallit për ta pyetur nëse e ka dorëzuar dosjen.

“Po prit edhe një javë mi t’u bofsha”, ishte përgjigjia e Semiha Risvanit, e cila këtë herë e mbajti fjalën. Kontrata e shkëmbimit u bë mes pronares së truallit dhe shoqërisë “Usluga sh.p.k” dhe në datën 2 Qershor, Adriana Baku u pajis me kontratën e shit-blerjes së apartamentit.

Kjo e fundit së bashku me emisionin “Stop” iu drejtuan ZVRRPP Tiranë për të nisur procedurat e hipotekës, ku iu thanë se në datën 11 Qershor do t’i dorëzohet familjes Baku certifikata e pronësisë.