Birësoi një djalë dhe po e rrit e vetme, gazetarja shqiptare del për herë të parë në intervistë me të

0
643

Gazetarja Fjodora Fjora ka vendosur së fundmi të prezantojë djalin e saj, Alteon, para publikut te gjere. Pak ditë më parë ata u shfaqën në një sfilatë krah njëri-tjetrit, ndërsa këtë të mërkurë nënë e bir ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, ku qe ne fillim Fjodora tha se “nuk kemi më pse të përbëjmë lajm, jemi një mama me djalin e vet si 1 miliardë mama të tjera në të gjithë botën.”

Rudina e ka pyetur per arsyen se pse Fjodora e ka menduar qe kjo do te ishte koha e pershtatshme per ta nxjerre djalin publikisht. Dhe nje arsye ishte se ai po rritet dhe pak nga pak do futet te kerkoje vete ne Google per veten e tij apo edhe per mamane e tij.

Gazetarja ka dashur qe Teo te mos shohe lajme bosh neper rrjet dhe te kete nje histori te vertete qe ta kete aty, ku ai do te shohi veten. Dalja edhe ne sfilate ishte pranuar me kenaqesi nga vogelushi keshtu qe pse jo mos dilte me Alteon ne emision tanime publikisht.

Megjithate edhe pse Alteo duket i mahnitur nga televizioni, Fjodora tha se ajo vete nuk ka ndermend te dale serish publikisht me te vetem nese ai do ja kerkoje.