Dita e 8 gushtit të këtij viti do të ishte dita më e zezë në familjen Ndreaj, ku një makinë përplasi nënën bashkë me dy vajzat.
Valbona Ndreaj u përplas me dy vajzat e saj, 6 dhe 7 vjeçe, teksa po kalonin rrugën.
Esmeralda, 7-vjeç do të humbte jetën, ndërsa motra e saj dhe nëna do të lëndoheshin rëndë, duke përfunduar në spital, nga ku janë dhe sot në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Kryefamiljari Ferit Ndreaj, gjithë gëzimin që i dhuronin 3 fëmijët e tij (dy vajza, 1 djalë) e shfaqte shpesh në Facebook, nga ku të jep përshtypjen e familjes së lumtur.
Por, duket se kjo tashmë i përket së shkuarës, pasi në Facebook, tani ai ka shpërndarë lajmin e kombshëm.
Prekës është mesazhi që ai i ka lënë vajzës së tij në festën e Abetares.
Ai shkruan:
Bija ime mos harro, dija është pasuria më e madhe që mund të kesh. Kto jane ditet që ju vazhdoni te shkoni drejte dyerve të dijes. Dikush me gëzim e dikush me lot emocionesh në sy, uleni nëpër banka për të nisur rrugën më të rëndësishme të jetës. SUKSESE BIJA IME!!!”
Sot Feriti ankohet për shëndetin e gruas dhe të vajzës së vogël.
Ai u shpreh për News24:
Nuk janë në gjendje aspak të mirë. Vajza e plagosur nuk ngrihet dot në këmbë. Ka dëmtime të trurit dhe kockave. Gruaja dhe vajza janë akoma të traumatizuara nga ngjarja. Nuk na ka ardhur asnjë psikolog për ndihmë”
AKSIDENTI
Aksidenti u shënua tek shinat e trenit. Shtetasja Rozina Koleci, 38 vjeçe që drejtonte makinën me targë AA071UA, fillimisht përplasi për vdekje shtetasin Ramazan Ishni, i cili ishte duke drejtuar bicikletën ne momentin e aksidentit.
Më pas ka përplasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës. Makina është përplasur më pas dhe me një furgon të bardhë.
E mitura 7 vjeçe nuk mundi t`i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në vendngjarje ndërsa e ëma, Valbona Ndreu dhe vajza tjetër e saj me iniciale E.N 6 vjeç u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës.