Bien kullat e 5G ne Hollande si ne Angli.Mendohet se po perhapin Koronavirusin

0
690

Ashtu si ne Angli dhe ne Hollande jane sulmuar kullat e teknologjise 5G

Protestuesit iu vunë flakën kullave të transmetimit të rrjetit 5G në qytetet Roterdam dhe ne disa zona perqark.

Ndersa protestuesit dyshohet se janë ndikuar nga një prej teorive konspirative më të përfolura të momentit, e cila e cilëson teknologjinë 5G si shkaktare të përhapjes së koronavirusit dhe per kete arsye ato i kane prishur kullat njesoj si ne Angli.

Ndersa Rob Bongelaar Fondacionit Monet mbikëqyr i vendosjes se kullave të sinjalit dhe që luan rolin e ndërmjetësit midis qeverisë ka thene se:

“Operatorët po punojnë maksimalisht për të mirëmbajtur në punë rrjetin celular, gjë e cila kompleksohet shumë në këto ditë të vështira.

Bongelar tha për median De Telegraaf se në një prej kutive të transmetimit që u sulmuan ishin shkruar fjalët “F*ck 5G”.

Autoritetet holandezer raportuan se janë regjistruar incidente të shumta te antenat e transmetimit gjatë javës së kaluar, që përfshijnë zjarrvëniet dhe sulmet.

Ndërkohë, pak ditë më parë sulme të tilla ndodhen edhe në Britaninë e Madhe, ku u sulmuan disa kulla transmetuese të rrjetit 5G, të cilave iu vu flaka.