Beniada shembet keq në tokë, Donaldi i vjen në ndihmë menjëherë: Ikim bëjmë një ezhe koke, çohu se le nam

Modelja e njohur Beniada Nishani ka pësuar një rrëzim të frikshëm teksa ka qenë duke luajtur me Donaldin.

Fillimisht ajo lag me ujë aktorin e humorit, dhe më pas rrëshket vetë në pllaka, ku fatmirësisht nuk ka përplasur kokën, edhe pse shihet duke u shembur në tokë.

Beniada qëllon me shuplakë Donaldin, ndërkohë që pasi bie në tokë të dy shpërthejnë në të qeshura.

“Çfarë bën moj budalle, çohu se le nam, o Zeno o motër”, thotë me humor Donaldi.

Ndërkohë që Beniada pranon se është vrarë goxha. “U tërbova”, thotë ajo, duke nënkuptuar që është dërrmuar.

“Ikim bëjmë një ezhe koke 10 minuta te spitali”, shprehet më tej Donaldi me humor.