Bëhuni gati, ndryshim drastik i motit, sinoptikania: Ja çfarë na pret në fundjavë

Kjo fundjavë do të jetë dinamike për sa i përket motit në vendin tonë. Pasi pjesa më e madhe e territorit, mbete me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Ndërsa reshje të pakta dhe të izoluar priten në zonat veriore dhe verilindore. Dhe shumë pak në zonat jug-lindore të vendit.

E diela do sjellë ndryshim të motit, jo vetëm në vlerat termike por edhe në kushtet atmosferike duke qenë se nga orët e para të mëngjesit presim vranësira të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe pasdites do të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë vendin tonë. Gjatë kësaj fundjave kryesisht gjatë së dielës nuk do mungojnë as stuhitë lokale të breshëri për shkak të temperaturave të larta që kemi pasur këto ditë.

Për sa u përket temperaturave të ajrit ka pasur rënie gjatë mëngjesit të sotëm. Rënia vijon edhe gjatë mesditës. Dhe vlerat janë luhatur nga 14-37 gradë celcius. Fundjava sjellë rënie të ndjeshme të vlerave termike. Termometri do të ulet në 33 gradë celcius.

Moti në rajon, Kosove dhe Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga mesdita e ditës së sotme dhe në vijim e shtuna e diela, do të sjellin vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu të shoqëruar me stuhi lokale breshëri. Temperaturat e ajrit po ashtu në Kosove por edhe në Maqedoninë e Veriut do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre.

Termometri në territorin e Kosovës do të ulet në 28 gradë celcius. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut parashikohen vlera maksimale jo më shumë se 30 gradë celcius.