Asnjë avokat në krah të vrasësit, Ritvan Zykajn s’e merr njeri përsipër

0
710

Ritvan Zykaj nuk është braktisur vetëm nga familjarët e tij.

Asnjë avokat nuk pranon që të marrë përsipër të mbrojë “monstrën” e vrasjes së tetë personave nga fisi i tij.

Në sallën e gjyqit, ishin të shumtë gazetarët që e pyesnin përse i vrau, ndërsa 24-vjeçari i shikonte me gjakftohtësi, duke preferuar heshtjen.

Ritvan Zykaj vrau me kallashnikov tre ditë më parë tetë kushërinjtë e tij për motive të dobëta.

Menjëherë pas kryerjes së krimit, 24-vjeçari u largua nga vendngjarja, për t’u kapur nga policia 12 orë pas kryerjes së krimit.