Arbana Osmani sërish shtazën. Xhemi Shehu ia nxjerr “sekretin” e bebit tre

Arbana ka vendosur të bëjë disa blerje të reja, por ndryshe nga ditët e tjera ka ndjerë mungesën e mikes së saj, Xhemi, e cila nuk e ka shoqëruar ate si gjithmon.

“Më mungon këtu”, ka shkruar Arbana krah fotos në dhomën e ndërrimit të rrobave, ndersa provon një fund të shkurtër me tantellë. Nuk ka munguar as përgjigja e Xhemit, e cila e ka komplimentuar dukshëm pamjen dhe veshjen e Arbanës, duke shkruar: “Po niske të tretin sot”.

Arbana në fakt nuk ka fare nevojë për mendimin e Xhemit, (ndonëse ajo është shoqe e mirë dhe ia thotë gjithmonë) sepse ajo është e bindur që asgjë nuk i shkon më shumë sesa fundet e shkurtra fare apo pantallonat e shkurtra.

Jo më kot, nuk i ka ndarë nga trupi as gjatë shtatzënisë, në të paktat foto që ka postuar, as fill pas lindjes. Por tantella në këtë rast thjesht shton sensualitetin dhe ne jemi dakort me Xhemin dhe urojmë që të tretin Arbana ta bëjë vajzë, që të na kënaqë sytë dhe me ca kombinime “matchy matchy”.