Home TE NDRYSHME Almeda Abazi s’ka nevojë për ndërhyrje, kjo është maska e vetme që...

Almeda Abazi s’ka nevojë për ndërhyrje, kjo është maska e vetme që përdor që 16 vjeçe

22
0

Almeda është pa diskutim një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe kurorëzimi si Miss Albania në 2008-n, por edhe si Miss Globe International në po të njëjtin vit, e konfirmon këtë gjë.

Sot megjithese ajo jeton e rrethuar mes luksit, bukuroshja zgjedh të përdorë produkte tejet natyrale, duke evituar sa me shume produktet e tjera.

Së fundmi ajo ka ndarë në Instagram-in e saj, një maskë 100% natyrale me përbërës shumë të thjeshtë që përfshijnë: kafe turke, mjaltë, kos, të verdhë veze dhe pak kanellë që bën magji për fytyrat e thata dhe e bën lëkurën e saj si një bebe.

“Është një maskë që unë e kam përdorur që 16 vjeçe dhe jam shumë e lumtur me të, të them të drejtën. Më pëlqen shumë. Nuk vë para asaj maske asnjë trajtim.”-tha ajo dje në një lidhje Skype për Rudina Magjistarin.