Home SHENDETI Adoleshenti kishte një dhimbje mesi `të pashërueshme` derisa doktori e goditi në...

Adoleshenti kishte një dhimbje mesi `të pashërueshme` derisa doktori e goditi në shpinë dhe i ndryshon jetën

43
0

Një adoleshent i quajtur Mun Altai kishte shkulur një rrënjë peme tre muaj më parë dhe kjo e la atë me dhimbje të forta në fundshpinë. Qysh atëherë ai rrinte vetëm në shtrat. Kishte provuar vizitën e doktorëve të shumtë por për shkak se gjendja e tij ishte e rëndë, të gjithë ishin të frikësuar t’i preknin pjesën e fundshpinës.

Ai po humbiste ndjeshmërinë e këmbës së tij dhe kishte dhimbje kronike. Dr. Ian dhe Gonstead Chiropractic ishin shpresa e tij e vetme. Kur Mun arriti në klinikë, ata i bënë rrezet x në shpinën e tij në tri pjesë të ndryshme, sepse adoleshenti nuk ishte në gjendje të ngrihej drejt.

Dr Ian filloi të shqyrtojë fundshpinën e Munit me kontakte të vogla edhe pse ai ndjeu dhimbje sërisht. Doktori u befasua kur kuptoi se Mun nuk e ndjente këmbën e tij të majtë. Ai e vendosi Munin në një tavolinë chiropraktike dhe fillojë disa trajtime në funshpinën e tij. Ai me një lëvizje të shpejtë, i shtypi fort dhe shpejt pjesën e poshtme të shpinës. Pas trajtimit të parë, Mun ishte në gjendje të ecte me më pak dhimbje. Edhe ndjesia në këmbë kishte filluar të kthehej; kjo ishte vetëm pas 10 minutash nga vizita e tij e parë. Gjatë vizitës së tij të dytë, Dr. Ian ishte në gjendje të siguronte lehtësim edhe më të madh për Munin. Ai tani po fillon të ecë disi normalisht me hapa më të gjatë.

Pas një ndërhyrje në pjesën e sipërme të shpinës me një goditje të shtyllës kurrizore, Dr Ian tha se ajo do të jetë gjëja më e mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë. Pas vetëm dhjetë ditëve të trajtimit, Muni po dilte pothuajse praktikisht duke ecur drejtë përsëri. Ishte një ndryshim si nata me ditën nga jeta që jetonte vetëm pak javë më parë.

Burimi: Relieved
©gatuajshendetshem/a.c./