A do te ulen raste e reja me Covid gjatë Shkurtit, ISHP jep lajmin qe nuk prisnim

Gjatë muajit Shkurt, Covid-19 do të vazhdojë të përhapet duke shtuar numrat e të prekurve, por epidemiologët thonë se shumica e qytetarëve po e kalojnë lehtë gjendjen në kushtet e shtëpisë.

Gjithsesi shtimi i numrit të të infektuarve është pasojë e grumbullimeve në fund të muajit Dhjetor, thonë ekspertët.

“Normalisht periudha e inkubacionit zgjat deri dy javë, fillon shfaqen rastet e para por ato ia transmetojnë njëri-tjetrit brenda familjes, shoqërisë dhe normalisht numri i rasteve rritet. Edhe java e parë dhe e dyta do vijojë në të njëjtën sitautë. Nuk është shqetësuese pasi në spitale numri i rasteve nuk është rritur, nuk ka fluks të shtuar, shumica e kalojnë në gjendje të lehtë në kushtet e shtëpisë”.

Lajmi i mirë është se në Shqipëri nuk po qarkullon ndonjë mutacion i ri i Covid-19, si ai britanik apo afrikan.

“Nuk kemi indentifikuar nëse ka ardhur ndonjë mutacion britanik apo lloj tjetër”.

Shqipëri regjistron 27 mijë raste aktive covid, prej tyre 16 mijë janë vetëm në kryeqytet. Të rinjtë 15-24 vjeç eshtë grupmosha më e prekur.