A do ikë vapa me gushtin/ Vjen parashikimi, ja si pritet të jenë temperaturat në Shqipëri

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme për rajonin verior të Shqipërisë, por vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër dominojnë pjesërisht qendrën dhe kryesisht zonat jugore. Pas mesditës parashikohet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.