9 Trajtime në shtëpi për puçrra fytyre dhe trupi, që askush nuk e besonte se funksiononin

1. Xhel Aloe Vera dhe kastravec
Xhel Aloe Vera është një superushqim i mbushur me shumë antioksidantë, minerale, aminoacide dhe mbi 200 enzima. Gjithashtu një nga mjetet më efikase për djegiet. Kastraveci qetëson lëkurën dhe e inkurajon atë që të mbajë nivelin e kolagjenit, duke ruajtur qëndrueshmërinë, lagështinë dhe elasticitetin. Me këta dy përbërës butësisht lyeni puçrrat dhe lërini për të paktën 20 minuta, transmeton 10gjera.com

2. Lëng Limon
Limoni është një produkt i provuar për vetitë e tij mjekësore, antibakteriale dhe gjithashtu ndihmon lëkurën të ruajë lagështinë dhe kolagjenin pasi merr më shumë oksigjen. Lyeni puçrrat me një gjysëm limoni ose shoni lëngun e limonit në kremin hidratues.

3. Domate
Domatet kanë një sasi të lartë të Vitamina A dhe beta-karotenës. Ajo ka veti anti-inflamatore, si dhe ndihmon në formimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut. Ata janë gjithashtu të lartë në Vitamina C dhe Vitamina K. Vetëm përgjysmoni domaten dhe fërkojeni në fytyrë, duke e lënë për 20-40 minuta.

4. Vaj ulliri
Lufton kancerin, i lartë në antioksidues, shije dhe erë të këndshme, përmban vitaminat E dhe K. Ky është një nga përbërësit më të njohur të gatimeve dhe bukurisë. Thjesht lyeni pjesën me puçrra me vaj ulliri dhe lëreni të veprojë, transmeton 10gjera.com.

5. Qumësht bajame dhe mjaltë
Lyerja e fytyrës me qumësht bajame dhe me pak mjaltë të perzier, gjatë natës, do të bëjë që fytyra juaj të ndjehet si një fëmijë.

6. Arrë moskat dhe kos
Është një antibakterial, antifungal dhe anti-inflamator. Përzieni arrën moskat me pak mjaltë ose kos sa të bëhet një paste efektive lehtësuese dhe sigurohuni që ta lini atë për të paktën 25 minuta para se ta lani fytyrën.

7. Masazh me vaj kokosi
Përdorni vaj kokosi sa më shumë që dëshironi dhe thellësisht masazhoni atë zone me probleme.

8. Sapun me sulfur
Kjo është ideale për skuqjet dhe plagët e vogla, gjysmë të hapura dhe plagët që janë sapo formuar dhe ende të ndjeshme. Është gjithashtu një nga heqësit më të efektshëm sepse përmbajtja e sulfurit del jashtë dhe i than puçrrat. Gjithashtu parandalon lëkurën që të marrë infeksione të ardhshme.

9. Tërshëra
Tërshëra mund të përzihet me vaj ulliri ose një vaj tjetër sipas dëshirës tuaj, madje edhe disa pika lëng limoni.

Burimi: thedailycheck.net
©10gjera.com/a.c./

You may also like...

Leave a Reply