Home TE NDRYSHME Për ata që kanë planifikuar fundjavën në plazh Ministria bën apel për...

Për ata që kanë planifikuar fundjavën në plazh Ministria bën apel për pushuesit

118
0

Ministria e Shëndetësisë ka dale ne nje deklarate per të gjithë qytetarët që do të shkojnë me pushime në plazh. Ajo u ben thirrje pushuesve të ruajnë distancën sociale, gjithashtu te kene kujdes në vendet ku pushojnë, apo edhe ashensorët. Po ashtu thirrja për kujdes e Ministrise se Shendetesise u drejtohet edhe sipërmarrjeve turistike ku duhet të ‘zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat ku priten te akomodohen njerez’.

Ja apeli i ministrisë: “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit. Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese. Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore”.