10 Shenjat që tregojnë se trupi juaj është i mbingarkuar me toksina!

Hulumtuesit kanë zbuluar disa lidhje të habitshme midis balancit të baktereve dhe shëndetit të njeriut.

Brenda zorres suaj janë mbi 100 trilion mikroorganizma, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm, megjithatë ato nuk janë të gjitha ne favorin tuaj. Disa nga këto baktere janë “të mira”, ne prodhimin e vitaminave që kërkon trupi tuaj, përmirësimin e tretjes suaj dhe forcimin e sistemit imunitar. Pjesa tjetër janë “të këqija”. Këto mikroorganizma mund të shkaktojnë probleme mendore, te lëkurës, te tretjes dhe më shumë!

Ajo cfare eshte e nevojshme, është krijimi i nje ekuilibri te duhur. Ju duhet të kufizoni “bakteret” e keqija të zorrëve dhe të inkurajoni “bakteret” e mira që të rriten dhe të lulëzojnë.

Trupi juaj ju komunikon kur bakteret tuaja janë jashtë bilancit nepermjet ketyre shenjave:

Vështirësi te sjelljes ose të të nxënit
Mjegull mendore
Depresion
Dhimbje kycesh
Dëshirat intensive për ushqime me sheqer
Alergjia
Akne, ekzema
Probleme të tretjes, të tilla si fryma e keqe, dispepsi, fryrje, dhimbje barku, diarre, kapsllëk
Shtimi në peshë
Infeksionet periodike të majave

Pervec mundesive mjekesore,ka edhe disa opsione natyrore. Ndonëse nuk janë ndryshime të mëdha, ato mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Shmangni Konsumimin e miellit dhe ushqimeve të pasura me sheqer.

Organizma të tilla si parazitët, bakteret dhe majat ushqehen me ushqime të pasura me sheqer dhe me karbohidrate të rafinuara. Kufizimi i konsumit tuaj të këtyre ushqimeve, do të ndihmojnë trupin tuaj për të kontrolluar dhe balancuar bakteret e ndryshme në zorrën tuaj.
/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

You may also like...

Leave a Reply