Top 5 sinjalet që vinë nga veshkat e dëmtura dhe që ju nuk duhet ti injoroni

Sa më herët që të zbuloni dëmtimet e veshkave, aq më efektiv do të jetë tretmani i saj.

Veshkat janë organe vitale që janë përgjegjëse për eleminimin e mbeturinave. Pra, kur veshkat nuk fuknsionojnë siq duhet, bëjnë të mundur grumbullimin e toksinave në trup.

Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës
Dhimbja dhe parehatia që vjen nga pjesa e poshtme e shpinës është një nga simptomat më të zakonshme të shëndetit të dobët të veshkave. Dhimbjet mund të fillojnë në një ose dy anët. Megjithatë, nëse nuk trajtohet ajo do të fillojë në të dyja anët.

Problemet me urinim
Një tjetër sinjal i veshkave të dëmtuara është edhe ndryshimi i përbërjes së urinës. Nëse vëreni se urina juaj ka ngjyrë më të errët se zakonisht apo erë më të rëndë dhe shfaqje të gjakut, atëherë ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.
Ënjtje

Kur veshkat nuk funksionojnë si duhet ato shkaktojnë edemë ose ënjtje. Këto lëngje mund të grumbullohen në duar, këmbë, shputa dhe fytyrë. Në raste shumë të rënda edema mund të zhvillohet edhe në mushkëri dhe zemër.

Problemet me lëkurë
Veshkat e dëmtuara i lejojnë toksinat që të shkaktojnë thatësi, skuqje dhe kruarje të rënda në lëkurë.

Problemet me oksigjen
Një nga funksionet më të rëndësishme të veshkave është që të prodhojnë erythropoietin e cila është e rëndësishmë për prodhimin e oksigjenit brenda qelizave të kuqe. Mungesa e qelizave të kuqe mund të shkaktojë anemi apo mungesë hekuri.