Receta për lloje bukësh pa karbohidrate dhe që nuk ju shëndoshin!

Bukë e mrekullueshme me vetëm 3 përbërës, ideale për diabetikët dhe ata të ndjeshëm ndaj glutenit.
Përbërësit :
– Kremdjathi (dy lugë)
-Sodë buke (1/4 e një lugë gjelle)
-Vezë (dy)

Përgatitja: Ngrohni paraprakisht furrën në 150 °. Lyeni një telpsi me pak vaj ose gjalpë. Rrihni kremin e djathit me të verdhat e vezëve derisa të fitoni një masë uniforme. Ndërsa të bardhat e vezëve dhe sodën e bukës i rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik ose dore. Bashkojini të dyja dhe shtrojini ne furrë për 15 deri në 20 minuta derisa të marri ngjyrë kafe të artë. Kjo bukë është ideale për të pasur një mëngjes të shëndetshëm. Ju mund ta shoqëroni me qumësht bajame ose lëng portokalli.

Përbërësit për recetën e bukës që piqet në mikrovalë.
Tërshërë ose miell tjerër organik (një çerek filxhani).
Krunde gruri (një lugë gjelle).
Dy lugë kos të bardhë.
Një lugë gjelle proteina pa aromë.
Dy të bardha vezësh.
Kripë
Fara e liri ose susami.
Merrni një enë dhe vendosni të gjithë përbërësit së bashku. Duhet ta vendosni në mikrovalë për të paktën 3 minuta, duke u kujdesur që të mos digjet dhe piqeni sapo tëm jetë gati përbërja.

Burimi: Homeremediesgarden
©gatuajshendetshem/a.c./

You may also like...

Leave a Reply