Receta e harruar evropiane për ftohjen, gripin dhe dhimbjet e artritit (si ta përgatisni)

Mjekësia alternative vazhdon të përdoret shumë edhe në ditët e sotme. Ky është një nga ilaçet natyrale më të mira të shekullit të kaluar. Por, ai po rikthehet sërish, pasi shkenca konfirmoi përfitimet e tij. Bëhet fjalë për një përzierje me mustardë, e cila lufton gripin, ftohjen dhe lehtëson dhimbjet nga artriti.

Po rikthehet sërish në SHBA dhe në Evropë. Ai mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi. Ndryshe nga ilaçet farmaceutike, ai ka vetëm një efekt anësor.

Përbërësit:
Ujë i ngrohtë
8 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle mustardë pluhur

Përgatitja dhe përdorimi:
Përziejini të gjithë përbërësit në një enë derisa të krijoni një lloj paste të butë. Hapeni në një garzë me trashësi mesataredhe më pas paloseni atë në formën e një drejtkëndëshi. Duhet të jeni të kujdesshëm që kjo pastë të mos jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën tuaj. Pas kësaj, vendoseni atë në zonën ku keni dhimbje dhe mbajeni për 20 minuta. Të fëmijët mbi 6 vjeç nuk rekomandohet të mbahet më shumë se 10 minuta.
Nuk duhet ta përdorni te fëmijët më të vegjël nëse nuk jeni konsultuar më parë me një mjek. Mund ta vendosni atë mbi supe, në pjesën e poshtme te brinjët, pranë qafës apo në gjoks. Mund të përdorni mbi të një peshqir të zhytur në ujë të ngrohtë për të mbuluar atë dhe për të krijuar djersitje. Më pas lajeni lëkurën mirë pas kësaj procedure. Këtë mund ta bëni një herë në ditë për 3 ditë rresht.

Efekti anësor
Një efekt anësor i përdorimit të kësaj përzierje me mustardë është se mund të djegë lëkurën tuaj nëse e përdorni për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja pse për të rriturit rekomandohet të përdoret vetëm 20 minuta dhe fëmijët mbi 6 vjeç ta përdorin atë vetëm 10 minuta.
Për të qenë më të sigurt, gjatë procedurës duhet ta kontrolloni lëkurën çdo 5 minuta. Nëse ajo është më e kuqe se zakonisht, duhet ta largoni ilaçin më herët.shije.al

You may also like...

Leave a Reply