Prindër: Ruajini fëmijët nga sfida më e re virale, sepse është më keq se `Balena blu`

Disa muaj më parë mësuam se fëmijët dhe adoleshentët po merrnin pjesë në sfidën e balenës blu, që ishte vetëvrasje. Pas kësaj erdhi sfida e hedhjes së ujit të nxehtë në një person për të parë sa dhimbje mund të durojnë. Shumë nga këto sfida virale po bëhen të rrezikshme dhe të papërshtatshme.
    Një tjetër sfidë e re dhe e rrezikshme virale është shfaqur në rrjetet sociale që prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm. Është Kripë dhe akull. Kjo sfidë është një mënyrë tjetër për të provuar se kush mund të durojë dhimbjen më të gjatë. Sfida fillon me vendosjen e kripës në lëkurën tuaj dhe mbajtja mbi të e një cope akulli. Kjo prodhon një reaksion kimik që e bën kripën të ul temperaturën e akullit në gati 20 nën zero. Ky reagim mund të çojë në djegie serioze të shkallës së dytë dhe të tretë. Sfida e kripës dhe akullit shkakton lëndime shumë më shpejt, duke dëmtuar lëkurën dhe nervat.

Burimi: Familyshare
©gatuajshendetshem/a.c./

You may also like...

Leave a Reply