Eliminoni plagët e gojës në mënyrë natyrale, ja se si!

Plagët në gojë mund të përsëriten shpesh dhe kanë madhësi të ndryshme. Sipas disa hulumtimeve, zhvillimi i plagëve në gojë mund të jetë si rezultat i problemeve në sistemin imunitar, pranisë së baktereve apo viruseve. Rastet mund të rriten për shkak të pirjes së duhanit, stresit apo higjienës orale. Për fat të mirë, ka disa mjete natyrale që mund të përshpejtojnë procesin e shërimit të plagëve në gojë dhe humbjen e tyre për disa ditë.

1. Uji dhe kripa
Kripa ka veti antiseptike që mund të jenë shumë të dobishme në trajtimin e plagëve të gojës. Nëse ju vendosni të provoni këtë ilaç të thjeshtë dhe të lirë, mbani mend se në fillim do të shkaktojë një ndjesi të fortë djegieje.

Përbërësit
• 1lugë çaji kripë (2.5 gram)
• 1 gotë ujë (200 ml)

Çfarë duhet të bëni?
• Holloni gjysmë luge çaji kripë në një gotë më ujë.
• Pini nga një sasi të vogël, pa e gëlltitur, duke bërë gargarë për 30 sekonda.
• Përsërisin procesin të paktën 3 herë në ditë.

2. Çaj kamomili
Ky çaj qetësues ka veti antiseptike dhe antiinflamatore që mund të ndihmojnë në trajtimin e plagëve në gojë dhe në parandalimin e infeksioneve të mundshme.

Përbërësit:
• 1 lugë gjelle lule të freskëta kamomili (10 g)
• 1 gotë ujë (200 ml)

Çfarë duhet të bëni?
• Zieni një gotë me ujë dhe sapo ajo të këtë marrë valë shtoni lulet e kamomilit, e lini të ziejë në zjarr të ulët për 5 minuta.
• Pasi ta keni hequr e lini të ftohet, e kulloni nëpërmjet një site dhe e përdorni për gargara të paktën 3 herë në ditë.

3. Xhel nga aloe vera
Vetitë qetësuese dhe rigjeneruese të xhelit të aloe verës janë të njohura që në lashtësi. Ky produkt natyral ka veti antiseptike, antibakteriale, antiinflamatore dhe hidratuese. Pra, nëse aplikohet në plagët e gojës, ndihmon për t’i reduktuar ato dhe për të ndihmuar në shërim.

Përbërësit
• 1 lugë gjelle xhel aloe vera (15 ml)
• Një gotë ujë (100 ml)

Çfarë duhet të bëni?
• I vini të gjithë përbërësit në blender duke i lënë për disa sekonda derisa të merrni një përzierje të lëngshme.
• Me lëngun e përftuar nga aloe vera bëni gargarë.
• Ju gjithashtu mund të aplikoni një pjesë të aloes mbi plagë.

4. Akull
Ndoshta ky është ilaçi më i lirë dhe më i lehtë për t’u përdorur në trajtimin kundër plagëve në gojë. Akulli ka një efekt antiinflamator që mund të zvogëlojë sikletet e shkaktuara nga këto plagë. Ai gjithashtu ndihmon për të mpirë zonën në fjalë duke ju bërë të ndjeni më pak dhimbje.

Përbërësit:
• 1 kub akull
• 1 leckë e pastër

Çfarë duhet të bëni?
• Mbështillni kubin e akullit në leckën e pastër dhe aplikojeni atë direkt në plagë.

You may also like...

Leave a Reply