Doktorët ortopedë: Kjo substancë shkatërron kockat dhe ju vazhdoni ta pini çdo ditë!

Kockat kryesisht përbëhen nga dy materiale: kolagjeni, një proteinë ​​që siguron një shtresë mbrojtëse të butë, dhe kalciumi një mineral që shton forcën dhe ngurtësinë e kockave.Ky kombinim e bën kockën të fortë dhe mjaft fleksibile për të mbajtur gjithë peshën e trupit. Pijet ‘soda’ janë konsideruar si pijet më të përdorura kryesisht në Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas ujit.

Në Shtetet e Bashkuara, çdo person pi 57 litra soda çdo vit. Dr. West Conner, ka vënë në dukje disa ndikime të rëndësishme që soda ka në trupin e njerëzve.Sipas tij, 10 minuta pasi keni pirë soda rriten dozat e sheqerit në gjak kjo sepse vetëm në një gotë me soda gjenden 10 lugë sheqer, kjo është 100% më shumë se sa doza e lejuar ditore e sheqerit.
Pas 20 minutash, trupi është i mbushur me sasi të larta të insulinës dhe glukozës. Pas 60 minutave, sheqeri në trup ka arritur në fazën përfundimtare. Ajo shkakton jo vetëm ndjenjën sikur trupi është i mbushur me energji, por edhe luhatje të humorit te njerëzit. Në fund, shfaqet edhe rreziku i diabetit, për shkak të dozave të larta të insulinës. Shumë njerëz nuk kanë asnjë ide se çfarë bën kjo pije në organet e e brendshme të njerëzve.

Megjithatë, pijet e gazuara janë shoqëruar prej kohësh me densitet të ulët kockor dhe fraktura te vajzat adoleshente. Për të hetuar këtë lidhje tek të rriturit, studiuesit në Universitetin Tufts ekzaminuan të dhënat nga 2,500 gra dhe burra (mosha 49 deri në 69 vjeç) të përfshirë në Studimin e Osteoporozës në Framingham. Ata vlerësuan marrjen e dietës dhe matën densitetin mineral kockor (BMD) në shpinë dhe ijë.

Pijet e gazuara jo-cola nuk u shoqëruan me BMD të ulët, por marrja e kola-s u shoqërua me BMD më të ulët në ijë (megjithëse jo në shpinë) tek gratë, por jo tek burrat. Sa më shumë kola pinte një grua, aq më e ulët ishte BMD e saj. Gratë që pinin më shumë kola nuk pinin më pak qumësht, por kishin një konsum më të ulët të kalciumit.