Alarmi: Një grip i rrezikshëm po përhapet me shpejtësi, simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Një grip i rrezikshëm po përhapet në Evropë pas shfaqjes së parë në Australi. Ekspertët bëjnë thirrje se i ashtuquajturi “gripi australian” mund të jetë më i keqi në këto 50 vite, ku me mijëra persona janë prekur deri tani në të gjithë botën.

Këtë vit rastet e prekura me virusin H3N2 në Australi kanë qenë 2.5 herë më shumë se vitin e kaluar, duke marrë me qindra jetë njerëzish, raporton “The Sun”.

Shifrat e reja tregojnë se gripi po përhapet frikshëm edhe në Evropë. Ky “grip australian” prek zakonisht të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

Sëmundja mund të çojë në zhvillimin e pneumonisë dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Simptomat që nuk duhet t’i injoroni:

Simptomat janë pothuajse të zakonshme me një grip të zakonshëm, megjithatë “gripi australian” është më ngjitës se llojet e tjera. Disa nga simptomat janë ethe, temperaturë e lartë e trupit, dhimbje, lodhje, kollë e thatë, dhimbje fyti dhe koke, diarre, të vjella dhe probleme me gjumin. Fëmijët kanë gjithashtu edhe dhimbje me veshët.

© SYRI.net

You may also like...

Leave a Reply