6 shenjat që tregojnë se po shoqëroheni me një person të lig!

Këta individë të ligë shfaqin një përzierje karakteristikash që synojnë të shkatërrojnë dhe të kenë fuqi mbi të tjerët. Ajo që është interesante është se këta njerëz vijnë me të vërtetë bukur dhe nganjëherë duhet shumë kohë për të zbuluar natyrën e tyre të keqe. Këta njerëz duhet të shihen si asgjë më shumë se një kërcënim.

Këtu janë disa nga shenjat kryesore për t’ju ndihmuar të zbuloni nëse keni të bëni me dikë negativ në jetën tuaj:

1.Shtremberimi i fakteve

Një tipar i fortë i njerezve të ligë eshte aftesia për të prishur ndonjë fakt. Ata përpiqen të ndryshojnë ndonjë fakt që nuk korrespondon me “realitetin e tyre”. Ata tentojnë t’i marrin gjërat nga konteksti dhe t’i shtrembërojnë ato në deklarata të tjera, duke u ofruar “fakte alternative” në vend të së vërtetës reale.

2.Mashtrojne njerëz

Sa herë që është në interesin e tyre, ata do të përdorin çdo shans për të prishur të vërtetën deri në pikën që ju lë të ndjeheni të tmerruar, të sulmuar dhe të pambrojtur. Ata zoterojne mënyrën se si ti zgjedhin fjalët për te shkaktuar ndonjë nga emocionet tuaja.
Ata përdorin fjalët e tyre si armë dhe janë shumë të aftë në përdorimin e tyre për të mashtruar njerëzit.

3.Genjejne gjate gjithe kohes

Kur ju i kapni ata duke treguar një gënjeshtër, ata do t’ju tregojnë njëqind më tepër për të ndryshuar mendjen tuaj. Ata do t’ju bëjnë të ditur pse gënjyen dhe madje do t’ju bëjnë të ndjeni keqardhje per ta.

4.Nuk pendohen

Këta njerëz nuk kanë ndjenjë pendimi për jetën e askujt që kanë shkatërruar ose planifikojnë të shkatërrojnë.

5.Shmangin pergjegjesite

Ata vazhdojnë të bëjnë atë që i kënaq ata dhe kurrë nuk ndjejnë asnjë faj për ndonjë dhimbje që kanë shkaktuar. Pasi ta kuptojnë se faji do t’i godasë, ata menjëherë e drejtojnë atë tek njerëzit e tjerë.

Ata gjithnjë e zhvendosin fajin te të tjerët dhe nuk e dinë se çfarë është një falje. Ata e shohin faljen si një tipar të një personi të dobët. Në fund, ju përfundoni duke kërkuar falje për gabimet e tyre. Sa zbavitëse?

6.Jetesa e dyfishtë

Për shkak se mbulojnë gjithçka që thonë duke e bere kete me gënjeshtra, ata kurrë nuk zbulojnë jetën e tyre të vërtetë për ju. Me gënjeshtrat e tyre, ata nuk sjellin dy, por qindra jetë. Ata përfaqësojnë veten ndryshe para njerëzve të ndryshëm dhe punojnë mirë në imazhin që po përpiqen të portretizojnë. Askush nuk e di me të vërtetë thelbin e tyre të vërtetë apo historinë e jetës së kaluar.

/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

You may also like...

Leave a Reply